ITALI- Një rast i pazakontë është regjistruar me një shqiptar në Itali. Ermal Cenaj la burgun në datën 23 dhjetor, por u rikthye sërish aty? Arsyeja? Sepse shoku që i kishte dalë garant që do e priste, por nuk rezultoi kështu për pasojë ai i kthye në qeli ku dhe festoi Krishtlindjen. 

Autoritetet vendosën që masa kundër 43-vjeçarit të konvertohej nga arrest në shtëpi, në arrest me burg. Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lecces. 

Mediat në Itali raportojnë se shqiptari kishte deklaruar në gjykatë se ai do të strehohej tek një miku i tij, por ky i fundit u zhduk dhe as karabinierët nuk e gjetën se ku ai jetonte.