TIRANE- “Tirana Olimpik Park” do të rivitalizojë një nga qendrat më të njohura sportive dhe një nga terrenet e pakta që i shpëtuan betonizimit. Kompleksi “Dinamo” edhe pse daton që nga periudha e regjimit të kaluar, mbetet më i madhi në Shqipëri. I ndërtuar në 1987 për të qenë në dispozicion të klubit shumësportësh Dinamo, që në atë kohë veç futbollit kishte shumë të zhvilluara basketbollin, volejbollin dhe shumë sporte të tjera, pas shumë peripecish që ka kaluar në këto vite tranzicioni, duket se Kompleksit “Dinamo”, edhe pse me emër tjetër, do t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm.
U ndërtua nga të burgosurit
Kompleksi “Dinamo” u inagurua në vitin 1987 në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Ramiz Alia dhe Ministër i Brendshëm, nga i cili varej Dinamo, ishte Hekuran Isai. Për kohën, ai ishte më i madhi në Ballkan, me plot 82 mijë metra katrorë. Sipas dokumenteve të kohës ai ka kushtuar 1.5 milionë dollarë, por kjo nuk është vlera reale, pasi për ndërtimin e tij Ministria e Brendshme ka përdorur të burgosurit, të cilët kanë qenë pjesa kryesore e krahut të punës, madje disa prej tyre kanë qenë edhe specialist të mirëfilltë. Kompleksi përveç fushave të disiplinave të ndryshme, kishte një godinë qendrore, e cila përbëhej nga dhoma fjetje, restorant dhe ambiente zyrash dhe po kështu kishte edhe një palestër të madhe për lojrat me dorë dhe për sportet e rënda.
Nga biznesmenët tek politika
Në vitet 97-98 u thyen pajisjet dhe u dëmtuan palestra e hoteli. Në vitet që pasuan Kompleksi ka qenë në dorë të biznesmenëve që kanë drejtuar klubin e futbollit Dinamo, ndërsa sportet e tjera kanë qenë në mëshirë të investimeve të tyre. 1999 Besnik Sulaj, në 2002-04 Mihal Delijorgji dhe më pas sërish në dorë të Besnik Sulajt. Ky i fundit investoi duke rregulluar ambientet dhe në 2010 FSHF-ja ka investuar për të rregulluar fushat e futbollit. Pas viteve 2005, Kompleksi është bërë “mollë sherri” mes të djathtës dhe të majtës, që shpeshherë e kanë akuzuar njëra-tjetrën se duan ta shkatërrojnë.
Në 2010 qeveria Berisha pronësinë nga Ministria e Brendshme e kaloi tek Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 17 shkurt 2011 Agjensia e Sporteve dëboi Dinamon nga ambientet e Kompleksit dhe strehoi aty federate e shumta të sporteve të tjera. Pas paraqitjes së projektit për “Tirana Olimpik Park”, mbase dinamovitët do të jenë sërish të pakënaqur, sepse Dinamo e tyre nuk do ta ketë të sajin Kompleksin, por me 10 milionë euro që do të investojë qeveria Rama, të paktën sporti shqiptar në përgjithësi do të ketë një shtëpi të denjë për të stehuar kampionët aktualë si Erkand Qerimaj dhe për të krijuar të rinj.
Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com