TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Muslim Murrizi është skeptik për bashkimin e demokratëve, ndonëse prej kohësh kjo ka qenë kryefjalë e zhvillimeve më të fundit në selinë blu. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, Murrizi tha se PD-ja është e ndarë në tre pjesë, përveç Rithemelimit, prandaj e shikon gati të pamundur bashkimin 100%.
“Ndahen në 3 grupime PD. Një pjesë që shkojnë në bindjen që Basha do të rikthehet, një pjesë janë skeptikë, të pavendosur, kjo është mungesë kurajo, kanë kohë të krijojnë një grup të ri ose duhet të vendosin. Kjo pjesë do të anojë diku. Pastaj është ‘Rithemelimi”. Nuk shoh mundësi bashkimi, buka e thyer nuk ngjitet me pështym. E ngjit pushteti kur e ngjit, jo opozita. Në opozitë kjo vështirësohet. Ngjitjet artificiale, se buka nuk mban saldim, pra një bashkimi 100% s’ka për të ndodhur. As PS s’është 100% e bashkuar”, tha Murrizi.
Rikthimin në Këshillin kombëtar të PD-së, për Murrizin kjo nuk do të thotë që ai do të ndryshojë.
“Erdhi PD në rrugën time, nuk shkova unë te PD. Unë ndihem rehat me veten, nuk ndryshojë”, tha Murrizi.
Ai është ndalur dhe te vendimi i Apelit që pritet lidhur me ankimimin e kreut të grupit parlamentar demokrat për statutin e PD-së, ku thekson se ndonëse gjykata mund t’i japë të drejtë, por sipas tij, Alibeaj nuk ka mbështetjen më të madhe të deputetëve demokratë.
“Le t’i japin çfarë të duan, partia funksionon me vota! Sigla është targë, ka pamjen e vetë në pamje të parë. Nuk të bën as zyra, as sigla, as vula, por vota”, përfundoi Murrizi në Report Tv.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16