Iu bë atentat me mbi 20 plumba, kush është 34-vjeçari shqiptar që u vra dje në Ekuador, zbulohen lidhjet e tij me kunatin e Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin

Iu bë atentat me mbi 20 plumba, kush është 34-vjeçari shqiptar që u vra dje në Ekuador, zbulohen lidhjet e tij me kunatin e Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin

Eldi Dizdari dhe Plarent Dervishaj

Ergys Dashi i ekzekutuar një ditë më parë në Ekuador,  kishte lidhje me Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë. Ndërsa Eldi Dizdari njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. 

Kush është Plarent Dervishaj? Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut. Në këtë vrasje, Reçi ka treguar se e ka kryer së bashku me Indrit Taullaun dhe Plaurent Dervishajn. Ndërsa sipas Luftar Reçit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reçit

Kush është Eldi Dizdari? Eldi Dizdari është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysmë ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Eldi Dizdarit është edhe kryetari i bandës shqiptare të drogës "Kompania Bello" ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të "Ndrangheta-s"


Lajmi kryesor:

Durrsaku ekzekutohet në një lokal në Ekuador nga 2 persona, ndaj tij qëllohet mbi 20 herë! Autorët i shkuan me buqetë me lule! VIDEO nga vendngjarja, shkak prishja e pazareve të drogës


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum