Iu bllokua ‘Ferrari”, trafikanti:
Pasurinë e kam nga fasoneria
Megjithëse vijon të jetë në ndjekje penale për tentativën e trafikimit të droge nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon e ka, falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë.
Megjithëse vijon të jetë në ndjekje penale për tentativën e trafikimit të droge nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon e ka, falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë. Sipas të dhënave që disponon gazeta “Shqiptarja.com” shoqëria “Felix M“ sh.p.k është një kompani fasonerie në Shkodër, regjistruar në vitin 1998 (në vitin 2007 ka blerë shoqërinë “Generale Made”) dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj prodhimin e konfeksioneve dhe ka tre ortakë.
Përkatësisht shtetasja italiane Luiza Tili 80 për qind të kuotave, (motra e Kacjolin Zefit) Madalena Zefi 10 për qind të kuotave dhe Kety Michelessi 10 për qind të kuotave. Shtetasja Luiza Tili, ka deklaruar se paratë janë transferuar prej saj në llogarinë personale të shtetasit Kacjolin Zefi për llogari të shoqërisë “Felix M” shpk me qëllim blerjen e kapanonit apo kryerjen e pagesave të ndryshme.
Mirëpo nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky deklarim është në kundërshtim me provat e administruara sipas të cilave rezulton se vetë shoqëria “Felix M” shpk ka patur 3 llogari bankare të hapura në emrin e saj. Tërheqjet e bëra nga shtetasi Kacjolin Zefi, sipas deklarime të bëra prej tij në bankë, kanë qënë për “nevoja familjare” etj si dhe një pjesë e madhe e parave të derdhura në llogarinë e shtetasit Kacjolin Zefi janë transferuar prej tij në një tjetër llogari bankare po në emrin e tij dhe janë përdorur për shpenzime të ndryshme si psh: blerje automjeti, apartamente etj.
Pasuritë e sekuestruara
Gjatë 27 shtatorit 2017 me urdhër të gjykatës së Shkodrës, u bë sekuestro e pasurisë së biznesmenit Kacjolin Zefi, i cili sipas policisë së shtetit është i arrestuar për trafik droge në 29 nëntor 2016, teksa donte të kalonte nga porti i Durrësit 700 kg drogë. Kacjolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro makina dhe apartamente Automjetet i përkasin tipave luksoze si "Ferrari", "Porsche",
"Peugeot" me vlerë 10 mijë euro. Kush është Kacjolin Zefi
Kacjolin Zefi është arrestuar nga policia në datë 26 nëntor 2016, pasi akuzohet si porositës i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit, me destinacion Italinë.Zefi u arrestua në Aeroportin e Rinasit dy ditë pasi u sekuestrua droga, teksa po kthehej nga Italia për në Shqipëri. Biznesmeni i konfesioneve Kacjolin Zefi, 51 vjeç u akuzua nga policia se kishte porositur lëndën narkotike, ndërsa shoferi që po e transportonte me kamion drejt Italisë u lirua. Policia e Shtetit vijon prej disa javësh aksionin për sekuestrimin e makinave luksoze dhe të pasurive që nuk e justifikojnë burimin. Pas Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Fierit dhe Beratit tashmë operacioni është shtrirë edhe në veri të vendit duke sjellë sekuestrimet. Po gjatë ditës së djeshme në Shkodër u sekuestruan aktiviteti tregtar i “Briland”shpk, me administrator Xhavit Kasemi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 6015
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47