Iu bllokua merkato nga FIFA për çështjen ‘Çinari’, Partizani fiton gjyqin në CAS , ‘dritë jeshile’ të kuqve për transferimet

Iu bllokua merkato nga FIFA për çështjen ‘Çinari’, Partizani fiton gjyqin në CAS , ‘dritë jeshile’ të kuqve për transferimet

Sulmuesi i Partizanit Erald Çinari

Skuadra e KF Partizanit do të vijojë merkaton e janarit. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzoi vendimin e FIFA-s e cila ja kishte bllokuar merkaton ekipit të kuq për çështjen e lojtarit Eraldo Çinari.

Është vetë klubi i Partizanit i cili përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën me dije vendimin paraprak të CAS.

Ata thonë se deri sa të bëhet saktësimi i plotë i vendimit, skuadra e të kuqve do të planifikojë hapat e ardhshëm lidhur me transferimet.

16 korrik të këtij viti, FIFA i bllokoi merkaton Partizanit për një vit për shkak të parregullsive me transferimin e sulmuesit Erald Çinari.

Futbollisti shkodran erdhi në vitin 2018 në klubin e kuq pasi kishte kaluar një eksperiencë tek Istra në Kroaci dhe është pikërisht klubi kroat që ka ankimuar procedurat e transferimit dhe që ka fituar gjyqin në FIFA.

Gjithashtu, organi më i lartë i futbollit botëror gjobiti Partizanin me 80 mijë euro ndërsa futbollistin e pezulluan për 4 muaj nga çdo aktivitet sportiv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh