Drejtori i Shërbimit të Provës në Vlorë, Taulant Korkaj, ka reaguar pas djegies së makinës gjatë natës së kaluar. Korkaj sqaron se mjeti i tip është shkrumbuar nga flakët, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme për shkak të detyrës. Ai thekson se në katër vite në këtë detyrë nuk ka pasur kurrë konflikt me askënd.

Më tej, Korkaj i kërkon policisë të zbardhë ngjarjen dhe të vërë para përgjegjësisë autorin, duke shtuar se është absurde dhe e papranueshme që incidenti të lidhet me detyrën që ai ushtron.

"Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë! Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës. Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.

Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qënë kurrë e nevojshme. Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht absurd dhe i papranueshëm. Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion. Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!", ka thënë Korkaj.

i digjet makina vlore

d.c./shqiptarja.com