Nga zjarri i para pak ditëve në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut në Tiranë ka ndërruar jetë Drilona Duriçi.
30-vjeçarja që humbi jetën pasi mbeti e bllokuar në ashensor.
Shoqja e saj Krista e tronditur nga dhimbja i ka dedikuar disa fjalë mikes së mirë që nuk jeton më. Ajo i jep lamtumirën ëngjëllit mbrojtës së vogëlushit Rajan që Drilona la të vetëm dhe i premton se do të jetë si një motër për të.
“Dhimbja bëhet më e thellë, e zemra bëhet më e dobët. Ngre sytë drejt qiellit për me t’pa po nuk më lenë lotët. Nuk e di ku duhet ta gjej forcën sot. Të kerkoj ty me sy në çdo njeri që futet dhe del nga pragu i derës po nuk të gjej. Kisha menduar fundin e botës por jo të të humbja ty. Më dhemb shpirti o Lona. Ti u ngjite në qiell për t’u bërë engjëll, engjëlli mbrojtës i Rajanit...Të premtoj që do kujdesem për atë, do i bëhem motër dhe do më ketë pranë çdo moment. Do të të dua gjithë jetën. U prefsh në paqe, Lona jonë!😭❤", ka shkruar Krista në postimin e saj.
Ndërsa në një tjetër fotografi të postuar në Facebook ajo ka shkruar “Do të jemi prapë bashkë kurrë mos thuaj kurrë, fati gjithmonë ecën, për ku jo nuk e di, por di që rrugët e zemrës sonë na çojnë tek ti...❤”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com