Blegtoria ishin burimi kryesor i të ardhurave në familjen e Petrit Fashos në Maliq.

Mes lotësh kryefamiljari rrëfen se ishte në mal kur e njoftuan se flakët përfshirë stallën e bagëtive. Po kështu edhe bashkëshortja Aida ishte në punë.

"Më njoftuan erdha nga mali.... çfarë të shikoje një katastrofë, ishin djegur kecat dhe vicci. Kanë ndërhyrë fqinjët, kushërinjtë kanë shpëtuar lopën", shprehen Petrit dhe Aida Fasho.

Fqinji që ndërhyri i pari tregon se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

"Kur erdha këtu ishin dy tela të varur dhe morën flakë", tha ai.

Ata treguan se jetojnë në kushte të vështira me 4 fëmijët, njëri prej tyre me probleme shëndetësore.  Në stallë u dogjën 40 keca dhe një viç, dëmi kap vlerën e 500 mijë lekëve, ndërsa çifti Fasho ka pak shpresë se mund të marrë dëmshpërblim në bashki.

"Vetëm në blegtori dëmi shkon 5 milionë (të vjetra) plus dhe hauri. Fola me ata të bashkisë dhe na thanë se mund të bëjmë diçka, por unë prapë s’jam e bindur. 40 keca e vica u dogjën! Stalla komplet u dogj, duam të na ndihmojë shteti", shprehen ata.

Bashkia e Maliqit tha se ende nuk ka një vlerësim të demit, ndërsa pritet të dalë ekspertiza për shkaqet e zjarrit.