Një inspektor tatimesh dhe një punonjës i shërbimit zjarrfikës janë kapur nga policia pasi atyre i janë gjetur lëndë narkotike cannabis sattiva.

Sipas policisë,  gjatë natës së mbrëmshme në një kontroll të ushtruar, iu është gjetur lënda narkotike teksa dy nëpunësit ishin nën shoqërinë e dy personave të tjerë.

Kanë qenë forcat shqiponja ato që kanë bërë të mundur kapjen e katër personave, ndërkohë që iu kanë sekuestruar edhe disa armë të ftohta.

Deri tani, policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e personave të kapur, megjithatë ata janë duke u hetuar për të ditur nëse ishin anëtarë të ndonjë grupi kriminal që merret me trafikimin e drogës.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)