Policia e Krujës ka sekuestruar 41 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat po transportoheshin me makinë nga 41 vjeçari me iniciale L. Gj., banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.
Policia e ka kapur në flagrancë 41 vjeçarin në vendin e quajtur Verjon, në Nikël të Krujës. Në tentativë për të transportuar drogën, gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Benz”, iu gjet 41 kg drogë. I arrestuari ishte dënuar më përpara për vjedhje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të mjetit me iniciale G. T., banues në fshatin Zallë, i cili i kishte dhënë mjetin shtetasit të kapur në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.