Një student serb i cili studionte në universitetin e Tiranës, u arrestua nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, iu gjet një sasi droge.
Lajmi u bë i ditur për Report Tv nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët thanë se studenti serb me inicialet G. F. A, 24 vjeçar, u ndalua ndërsa ndodhej në një klub nate në Tiranë, në rrugën "Abdi Toptani".
Sipas burimeve të policisë gjatë kontrollit, ndaj serbit 24 vjeçar, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 0.6 gram kokainë.
Burimet thanë se studenti 24 vjeçar ka pretenduar se e ka pasur lëndën narkotike për përdorim vetjak. Ndaj tij, policia referoi në prokurori materialet me akuzën prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com