Një 62-vjeçar është arrestuar në Tropojë pasi ku kap me një sasi lënde narkotike e llojit kanabis dhe disa bimë kanabis.
Në pranga ra 62-vjeçari A.S., 62 vjeç, banues në fshatin Bradoshnicë, Tropojë , pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tej iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe disa bimë kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur "Pylli", sipër fshatit Bradoshnicë u gjetën disa bimë në proces tharje të dyshuara kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".