Olsi Sefolli, shoferi i furgonit vinte nga Anglia brenda të cilit janë gjetur mbi 123 mijë paund Portin e Durrësit është lënë në burg. Dje pasdite në gjykatën e shkallës së parë Durrës u zhvillua seanca gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes Shkëlqim Troplini.

Sefolli është në burg me akuzën e pastrimit të produktit të veprës penale. Nga ana e tij, Sefolli ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e parave në furgon. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Kujtojmë se Sefolli mblidhte pako nëpër qytete të ndryshme të Anglisë dhe i sillte në vendin tonë duke shërbyer si postë private mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Furgoni aktualisht ishte i mbushur me rroba dhe orendi shtëpiake.

Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga furgoni ku janë sekuestruar paund cash.