Iu gjetën 4 kallashnikovë dhe minë me telekomandë në dyqanin e rrobave në Vlorë, lihet në burg i riu me nofkën ‘Zoto’

Iu gjetën 4 kallashnikovë dhe minë me telekomandë në dyqanin e rrobave në Vlorë, lihet në burg i riu me nofkën ‘Zoto’

Arrestimi i Gjergji Dervishajt

VLORË- Gjykata ka lënë në burg 31 vjeçarin Gjergji Dervishaj i cili kishte në pronësi ambientin ku u gjet arsenali i armëve 2 ditë më parë (12 shkurt).

Në godinën që shërbente për shitje rrobash u gjetën minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Ndaj të riut i cili njihej me nofkën ‘Zoto’ në Vlorë, rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve”. Policia po kryen hetime mbi ngjarjet e mundshme kriminale që mund të jenë kryer duke përdorur armë që i kishte në zotërim Gjergji Dervishaj

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës