ELBASAN-Djali i ish-liderit të dhjetorit që mban edhe emrin e tij, Azem Hajdari u arrestua nga policia mbrëmjen e së premtes, pasi në makinën ku ai udhëtonte policia gjeti kanabis.
Ngjarja rrodhi gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore në aksin Elbasan-Metalurgji ku gjatë kontrollot në automjetin "Audi", u gjetën 5 doza cannabis sativa.
Policia thotë se makina drejtohej nga 21-vjecari Ergi Gjumsi, ndërsa Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe dy të rinj të tjerë ishin pasagjerë. Fillimisht policia njoftoi se të rinjtë u shoqëruan, ndërsa sot iu komunikua masa e arrestit. E lirë u la vetëm një vajz 19-vjecare me banim në Lushnje, që ndodhej në makinë.
Policia njofton se “në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti”, ndërsa hetimet do të bëhen nga Prokuroria e Elbasanit.

-
Pyteni me ca lekesh e bleu ate super makinen
Përgjigju -
Po pse nuk shikoni mercedezin G-clas qe ka ne pronesi Azemi, qe ben 100.000 € Dhe jeten qe ben cdo nate neper lokale nate, Ca merreni me 5g ashash , qe ska vajze ne tirane Qe se ka ne cante 5g ashash dhe pije cdo dite, Kjo eshte absolute dhe e dijne te gjithe. Si azemi, ka nja 1000 veta qe harxhojne miliona per nje nate, Me kte te merret policia dhe prokuroria, Jo me 5g ashash!!!
Përgjigju -
Ore pa lidhje kjo. Fusni ne burg ata qe mbjellin fabrikat dhe jo perdorusit.
Përgjigju -
Po ca i nxirni me emer dhe foto keta sikur kan kap Eskobarin.I shkaterroni jeten kalamajve kot per dy cigare bar.
Përgjigju-
Shume e vertete.
-
-
Biri kurves
Përgjigju










Komente
Komento