ITALI- Policia e Tarvisos ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili u kap me kanabis.
Gjatë kontrolleve në makinë, shqiptarit identiteti i të cilit ende nuk është bërë ditur iu gjetën 5.275 kilogramë kanabis të ndara në 5 qese të mbyllura dhe të fshehura brenda dy valixheve.
28-vjeçari u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Udines, ku edhe do të presi të dalë para drejtësisë italiane.
Komento