Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar në Reggio Emilia të Italisë ditën e sotme, pasi iu gjetën 72 kg kokainë të fshehura në bagazhin e makinës së tij.

Lënda narkotike nëse do të shitej në treg kapte vlerën e 6 milionë eurove.

Ndërkohë që po qarkullonte me makinë, i riu shqiptar ka tentuar të largohet pasi policia i bëri thirrje për ndalim. Tentativa e tij dështoi se ai u vu në pranga menjëherë. Gjatë kontriollit të bërë në garazhin e banesës ku po qëndronte me një leje turistike me afat 3 mujor, u gjetën 48 pako kokainë të fshehura në bagazhin e makinës së tij.

Pakot e mbështjella mbanin mbishkrimin ‘Boss’. Gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan gjithashtu 30 mijë euro ‘cash’ të cilat dyshohet se i kishte siguruar falë aktivitetit kriminal.