VLORË- Elidon Çela, ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën sërish mallra kontrabandë, kësaj herë në qytetin e Vlorës.
Report Tv mëson se një ditë pas shoqërimit në Komisariat, Çelës iu vunë prangat pasi 32-vjeçarit, pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, në furgonin e tij iu gjetën mallra kontrabandë, si ilaçe, shishe me verë dhe pesticide, lëndë e ndaluar, mallra këto pa faturë blerjeje. Ndaj tij rëndojnë akuzat , për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.”
Kjo nuk është hera e parë që Çela arrestohet për mallra kontrabandë. Në tetor iu gjetën 500 mijë € të fshehura në një autobus në zonën e kondicionerit.
Hera e pare eshte e veshtire me burgun heret e tjera ambjentohesh! Ste Ben me pershtypje asgje!
Përgjigju