TIRANE- Për REPORT TV ka reaguar për herë të parë pas grabitjes së banesës nëna e ministrit Damian Gjiknuri. Lirije Gjiknuri ka deklaruar se autorët i kanë marrë 300 mijë lekë, të cilat i kishte mbledhur nga pensioni, prej 40 mijë lekësh në muaj. “Nuk ka as miliona, asgjë, grabitën 3 milionë lekë të vjetra të mbledhura nga pensioni im. Kursimet që kisha mbledhur i grabitën ditën e djeshme. Në banesë nuk kishte njeri, kur erdha pashë që ishte grabit, kam bërë denoncimin në polici për ngjarjen” u shpreh ajo për Report Tv.

Banesa e Lirije Gjiknurit u grabit nga tre persona në mesditën e djeshme, ndërsa deri tani janë disa persona të shoqëruar. Hetimet po kryhen nga efektivët e komisariatit numër tre në Tiranë dhe si persona të dyshuar janë duke u mbajtur në polici katër shtetas kontingjent kriminal të zonës. Jashtë kamerave banorët e zonës u shprehën se banesa e Lirije Gjiknurit është vjedhur dhe më parë, por zyrtarisht nuk ka një komunikim nga policia për një vjedhje të mëparshme. Gjatë vjedhjes në banesën e Lirije Gjiknurit mesditën e djeshme nuk ka pasur njeri, ndërsa dyshohet se vjedhja është kryer duke hyrë në brendësi të apartamentit nëpërmjet ballkonit. Në derën e jashtme nuk ka dëmtime ndërsa për të zbardhur këtë krim policia ka sekuestruar një sërë pamjesh filmike të bizneseve në zonë.

 

 

 

 

 

 

[gallery]24228[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com