Iu përmbytet shtëpia, presin
dëmshpërblimin, Koçi: Duam lekët

Iu përmbytet shtëpia, presin<br />dëmshpërblimin, Koçi: Duam lekët
TIRANE-Ndërtimet buzë lumenjve dhe përrenjve vazhdojnë të jenë problem në vendin tonë.

Report tv sjell historinë e familjes Koçi, të cilët po kalojnë një kalvar në tërheqjen e dëmshpërblimit që është vendosur për ta. Edhe pas 5 muajve nga përmbytja e fundit, shtëpia e tyre vazhdon të jetë nën baltë dhe e papabanueshme.
 
Që nga koha kur e kanë ndërtuar shtëpinë, ajo iu është përmbytur, kjo edhe sepse kur blenë tokën pranë përroit të Gjerozës, nuk menduan se objektet që do të ndërtoheshin më vonë do ta bënin përroin më të rrëmbyeshëm si dhe do të shkaktonin përmbytje pas çdo reshje shiu. Shega Koçi, tregon për Report Tv edhe kalvarin që familja e saj po kalon për të tërhequr dëmshpërblimin. Zonja Koçi tregon se dosja e saj rezulton e humbur nëpër institucione dhe askush nuk i jep një përgjigje.
 
Nuk e kemi marrë sepse kur shkoj tek Drejtoria e Përgjithshme Emergjencave thotë nuk ndodhet dosja jote aty. Nuk e di çfarë ka, deri para një viti ka qenë dokumentacioni dhe nuk na sqarojnë siç duhet”, shprehet denoncuesja Shega Koçi.
 
Fondi limit që i është caktuar familjes Koçi është 1 197 625 lekë. Shtëpia e tyre, edhe pse kanë kaluar 5 muaj, vazhdon të jetë nën baltë, jo vetëm e pabanueshme, por edhe mundësia që të hysh në banesë është e pamundur.

Për të hyrë në korridorin e brendshëm të shtëpisë, duhet të kapërcesh murin e ndërtuar si mbrojtje dhe normalisht duhet të shoqërohet me aftësi në gjimnastikë.
 
Aktualisht çifti Koçi dhe 4 fëmijët e tyre janë strehuar nga bashkia, menjëherë pas gjendjes emergjente më 8 nëntor të vitit të kaluar, në banesat sociale.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë