Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, brenda luksit të shfrenuar në dasmën e Kristian Boçit! 250 milionë lekë të vjetra vetëm lule

“Në 47 vite kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që s’ka. As vjedhje, as tendera, as krime", shkroi në rrjetet sociale, Kristian Boçi tashmë subjekt i drejtësisë, ku me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, iu sekuestruan pasuri me vlerë rreth 50 mln euro.

Emri i Kristian Boçit u bë i njohur kur festoi përvjetorin e 10-të të martesës me ish missin. Ishte një moment, kur të gjithë flisnin për Kristianin, djalë simpatik, nga Mirdita, veshur bukur, që përveç të tjerash njihej bamirës e human. Lajmet për 30 mijë lule të freskëta natyrale në ceremoni, apo qindra të ftuar nga jeta e politikës, medias e showbiz, kthyen vëmendjen e opinionit nga i riu. Të paktën në disa media online thuhet se vetëm lulet kishin kushtuar 250 mln lekë të vjetra, por kjo nuk është konfirmuar nga Shqiptarja.com.

Mediat rozë raportonin për shkëlqimin e çiftit me dy fëmijë; pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer, lule, efekte skenike, fotografë, orkestra speciale, ekran Led 300 metra katrorë.

Luks kudo. Kështu Kristiani që ka edhe dy emra të tjerë, Agustin Boçi apo Kristian Botsis, bashkë me gruan e tij të bukur, hynë fuqishëm në tregun e “VIP”-ave.

Miqësia me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn, ishte një tjetër hapësirë për ta patur në vëmendje çiftin.

Në 2017, kur Besi dhe Xhensila lidhën kurorë, si Kristiani, ashtu edhe gruaja e tij u kujdesën për të gjitha detajet. Gruaja e tij për festën surprizë të beqarisë Xhensilës në jaht, kurse Kristiani për qetësinë e mikut. Një tjetër çift po i dëgjuar, këngëtarja Elvana Gjata me të fejuarin e saj Ervin Mata, ishin miqtë tyre po ashtu.

Fotot Vip ishin në çdo event, në krah të boksierëve më të rëndësishëm, ndeshje të rëndësishme, dhe Kristiani sponsor i tyre.

“Kurrë si kam hy në hak vendit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu të respektoj unë ty”, është pjesa tjetër e shënimit që sot la në rrjetet sociale, Kristian Boçi.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja