TIRANË- Ish-kryetarja e LSI Monika Krymadhi u paraqit sot në Apelin e Gjykatës sw Posaçme duke u mbështetur në një bastun, për të kundërshtuar masën e sekuestros për 2 vilat në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë. 

Ajo tha se SPAK i ka komunikuar se duhet të largohet nga shtëpia bashkë me nënën e saj, ndërsa tha se në këtë rast nuk e ka problem të jetojnë në kontejner.

Vendimi pritet të shpallet nesër në 11:00, ndërkohë që Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se çështjen do ta ndjekë deri në Strasburg.

Kryemadhi: 5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Kryemadhi: Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti. Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë 'detyrim paraqitje', ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Meta xheloz se bëni palestër? Kryemadhi: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time

 

Monika Kryemadhi habiti me paraqitjen e saj me bastun në Apelin e GJKKO. Gjithë kuriozitetin e shtuar, deputetja e PL e shoi duke thënë se kishte vrarë gjurin, duke qenë se bën shunmë palestër.

Për këtë arsye, gazetarët e pyetën nëse Ilir Meta bëhet xheloz se ajo bën palestër. Shkurt, Kryemadhi tha se “nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time”.

Kujtojmë që Meta dhe Kryemadhi janë në proces divorci dhe të dy janë në hetim nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

Ora 12:47
‘Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend’, Kryemadhi: Vrava gjurin në palestër

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar se përse u paraqit me bastun në Apelin e GJKKO. Kryemadhi tha se ka vrarë gjurin në palestër, ndërsa me shaka shtoi se është trendi dhe i pëlqen.

"Ju e dini që bëj palestër shumë, e kam vrarë pak gjurin. Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend", tha Kryemadhi. 

Ora 10:01
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkoi sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shoqëruar nga avokati i saj Redi Llanaj. Por, ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.

Kryemadhi tha për gazetarët se “Kështu është jeta”, ndërsa e pyetur nëse është lënduar tha “jo”.

Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave te Kodra e Diellit, njëra në pronësi të saj dhe tjetra e së ëmës.