Vidhnin llogari në rrjetet sociale e kërkonin deri në 900 euro për t’i rikthyer! Në pranga hakeri dhe ndihmësi i tij mësues historie! Bënte ‘korrierin’ e parave

Vidhnin llogari në rrjetet sociale e kërkonin deri në 900 euro për t’i rikthyer! Në pranga hakeri dhe ndihmësi i tij mësues historie! Bënte ‘korrierin’ e parave

Foto ilustruese

TIRANË- Një mësues me 20 vite eksperiencë në sistemin arsimor është në mesin e një skeme të mirëfilltë hakerimi, përmes së cilës, bashkë me një 37-vjeçar, kishin arritur të vidhnin në 30 raste të dhënat personale të qytetarëve të rastësishëm, përdorues të rrjetit social Facebook. Në pranga kanë rënë Liridon Peka dhe Pashuk Alia

Pasi Peka u vidhte fjalëkalimin e Facebook, u kërkonte 900 euro gjobë për t’ia kthyer pas. Paratë i tërhiqte Pashuk Aliaj, 59 vjeç, mësues Histori-Gjeografie në shkollën e fshatit Mzi në Fushë-Arrëz. Për këtë bashkëpunim, Liridon Pela i jepte shpërblim mësuesit nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë.

Por si u arrit në identifikimin e dy personave nëpërmjet operacionit “Hacker”

Report Tv mëson se hetimi nisi nga kallëzimi i një qytetari nga Kosova në njësinë e Krimit Kompjuterik se kishte rënë prej e vjedhjes së të dhënave personale nga një person i panjohur që e kishte  gjobitur duke i kërkuar paratë për t’i rikthyer userin dhe fjalëkalimin e facebook. Siç kanë deklaruar, Liridon Puka dhe mësuesi që jeton me qira në zonën e Freskut, njohjen mes tyre e kanë krijuar gjatë takimeve të rastësishme teksa blinin ilaçe në të njëjtën farmaci.

Autoritetet sekuestruan 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente arsimore të dyshuara të falsifikuara dhe dokumente të tjera të ndryshme si prova në hetimin e nisur për veprat penale Mashtrim kompjuterik kryer në bashkëpunim Falsifikim i dokumenteve shkollore” ndaj Liridon Pukës, dhe  “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim për mësuesin Pashuk Alia. Të dy të shtunën pritet të dalin para Gjykatës Penale Tiranë.

Për hetuesit Liridon Peka rezulton vëllai i Erenik Pekës, i proceduar vite më parë për mashtrim dhe ndërhyrje të paligjshme në rrejtet kompjuterike. Erenik Peka ka qenë përballë drejtësisë shqiptare, si pjesë e një grupi të arrestuar në gusht 2020 për vjedhjen e 38 mijë eurove, por akuza ndaj tij nuk u provua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Hakonin llogari në rrjetet sociale, hakerat i kërkonin 900 euro qytetarëve për t’ua rikthyer! I përfshirë edhe mësuesi i historisë

1655467203_360F29522661273kV52Hwfn2zjrgkJTvi6hU4s9ud2vp0.jpg

Report Tv mëson detaje nga operacioni 'Hackers' në Tiranë. Pashuk Alia, i cili ishte i përfshirë në skemën e hakerimit është mësues në Fushë Arrëz. Pasi Peka hakeronte llogaritë në rrjetet sociale, ishte mësuesi ai që tërhiqte paratë e hedhura në llogaritë bankare nga personat që binin pre. Mësuesi Pashuk Alia paguhej 4 deri në 10 mijë lekë nga Liridon Peka për të tërhequr paratë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë