Nga hetimet për mashtrimet me Call Center, ka rezultuar se në llogaritë bankare të Call Center “Blu energy” s’ka asnjë para nga shumat e miliona euro vjedhura, afro 500 gjermanëve. Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, për mashtrimin përdoreshin dy platformat ‘Broker’ dhe ‘Globalix’, ndërsa dyshimet e hetuesve janë se paratë mund të jenë të konvertuara në ‘Bitcoin’ për të humbur gjurmimin. Para gjykatës të arrestuarit kanë refuzuar të japin deklarime. 14 prej tyre janë mbajtur në qeli me vendim gjykate. Aktiviteti i vjedhjes ndaj shtetasve gjermanë është zhvilluar që prej 2021.

Sipas SPAK pronari i Call Center “Blu energy”, Erion Kasmi, Xhulian Xhafa inxhinieri IT dhe vartësit e tyre duhet të mbeten në qeli, ndërsa ka kërkuar arrest shtëpi për 4 punonjëse. Pas letërporosisë gjermane u zbulua grupi që 'Blue energy call' me seli te Rruga e Kavajës është përfshirë në mashtrimin e rreth 2 mijë gjermanëve duke u marrë mbi 5 mln euro. SPAK ka kontrolluar 8 ambiente të  Call Center-it “BLUENERGYCALL SHPK”,  ndërsa zbulon se mashtrimi i shtetasve gjermanë ka nisur që në 2018 e në vijim.

Pronari Kasmi u kap në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix,  mashtruan gjermanët që të investonin  në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.