Iu vra djali polic në ’97-ën, nëna: E kam peng që një shkolle s'iu vendos emri ‘Aranit Toskaj’! S’e vesha dhëndër, por me uniformë polici

26 vite kanë kaluar nga ajo ditë, por Nazmie Toskaj e ka akoma të freskët dhimbjen e lajmit të kobshëm për vrasjen e djalit, Aranitit. 23-vjeçari që nuk kishte më shumë se 1 muaj e gjysmë pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u vra me bombë në një natë fillim gushti. Nënës së tij nuk i janë tharë lotët e humbjes së djalit që sot është dëshmor i Atdheut.

‘Nëna e Aranit Toskajt: Një natë e zezë në 1 gusht 1997 një familje kërkoi ndihmë se një bandë kishte shkuar t’i rrëmbente vajzën për transplant organesh. Në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të policisë e kapën, por ata hodhën një bombë dhe bomba i mori jetën djalit tim, bashkë me kriminelin tjetër.’- tha Nazmie Toskaj

Araniti ishte i ri, akoma i pamartuar. Nënë Nazmie nuk mundi ta vishte dhëndër, e veshi me uniformën e policit që i mori jetën shumë shpejtë.

‘Nëna e Aranit Toskajt: Si do të përjetohet kur ikën djali? 23 vjeç nuk i kishte bërë akoma, që thoja s’ka nuse për ty moj nënë. Unë e bëra dhëndër me rrobën e Policisë së Shtetit. Djali im humbi, na nderuan, na respektuan, reparti vinte për çdo herë.’- u shpreh Toskaj.

Nazmie Toskaj ka vetëm një peng, kërkoi që emri i djalit të skalitej në një shkollë, por kurrë nuk ia doli.

‘Nëna e Aranit Toskajt: Kërkova shumë që emri i djalit tim t’i vihet një shkolle, kërkova shumë dhe e kam brengë në shpirt dhe në zemër që dha jetën për policinë dhe emrin nuk ia vunë një shkolle.’- tha Toskaj.

Nazmie Toskaj, si nëna e një dëshmori polici merr një pension modest nga shteti.

‘Nëna e Aranit Toskajt: Marrë një pension, 7 mijë lekë të reja si nëna e një dëshmori të policisë.’- shprehet ajo.

Toskaj ishte e pranishme këtë të mërkurë në promovimin e librit “Të Rënët”, kushtuar 422 të rënëve në krye të detyrës ose për detyrën në Policinë e Shtetit. Në 2 vëllime autorët Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj kanë dokumentuar të gjitha humbjet e jetëve të policëve nga 1990-a deri më sot.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë