Iu vranë prindërit gjatë luftës në Ukrainë, çifti birëson djalin 6 vjeç: Ishte aq i uritur sa filloi të hante lodrat

Iu vranë prindërit gjatë luftës në Ukrainë, çifti birëson djalin 6 vjeç: Ishte aq i uritur sa filloi të hante lodrat

Çifti dhe djali 6 vjeçar

Kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, çifti Vladimir Bespalov dhe Maria Bespalaya kishte frikë se ëndrra për të krijuar një familje përmes birësimit kishte përfunduar.

"Më kujtohet shumë qartë çfarë ndodhi atë mëngjes të 24 shkurtit. Menduam se ishim shumë vonë. Ne e kuptuam se ishim tashmë në një gjendje lufte dhe menduam se nuk mund të adoptonim më," tha Vladimir Bespalov, një punonjës 27-vjeçar.

Në vend të kësaj, situata e shtyu çiftin të përpiqej sa më shpejt për të birësuar një fëmijë.

“Ne prisnim të fitonim më shumë para, të kishim një makinë më të mirë, të blinim një shtëpi dhe të ndërtonim diçka për t'u dhënë fëmijëve tanë fillimisht. Por kur filloi lufta, ne menduam pse të mos birësojmë një fëmijë tani dhe t'i realizojmë këto gjëra së bashku si familje."

Atë ditë, një çift i martuar, i cili jetonte në Ukrainën lindore, postoi një apel në rrjetet sociale.

“Ne duam të birësojmë çdo djalë apo vajzë, çdo të porsalindur apo fëmijë”, thuhej në të.

Javë më vonë ai mesazh mbërriti te një vullnetar që ndihmonte ata që po largoheshin nga Mariupoli. Ai i tregoi çiftit për 6 vjecarin Ilya Kostushevich, prindërit e të cilit u vranë javën e parë të luftës. Ilya i vogël i kishte treguar se si e lanë në shtëpinë e një fqinji, ku u strehua në një bodrum të ftohtë dhe të errët me të panjohur për javë të tëra. Ai ishte aq i uritur sa filloi të hante lodrat e tij, tregon Bespalaya.

Gruaja që tashmë 6 vjeçari e quan ‘nënë’ i ka treguar gjithcka për tre javët e tij të tmerrshme që kaloi në bodrum. 

Bespalov dhe Bespalaya janë tani kujdestarët ligjorë të Ilyas. Ata janë një familje e vogël prej më shumë se gjashtë muajsh dhe planifikojnë ta adoptojnë zyrtarisht sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjitha proceset e birësimit janë pezulluar aktualisht në Ukrainë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bernard: 16/11/2022 16:35

    ooooooooooooooooo zot

    Përgjigju
  • flora: 15/11/2022 23:36

    mir qe nuk hengri dhe surrelin

    Përgjigju
    • bambini: 16/11/2022 08:50

      O injorante çfare shkruan.Çfare lidhje ka me Surrelin ai femi dhe ky shkrim. Kur nuk ke çfare shkruan rri ,por mos shkruaj ate qe te nxjerr b*tha apo menden te mençur sa bytha e ke.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh