Spanjë/ Po trafikonin 7 kg kokainë të pastër në Valencia, arrestohen 2 shqiptarët! Sekuestrohen dhe 29 mijë euro cash

Spanjë/ Po trafikonin 7 kg kokainë të pastër në Valencia, arrestohen 2 shqiptarët! Sekuestrohen dhe 29 mijë euro cash

Operacioni i policisë spanjolle

Spanjë- Dy shqiptarë janë arrestuar teksa po trafikonin 7 kilogramë kokainë të pastër në zonën e Valencias në Spanjë. 

Operacioni është zhvilluar nga Roja Civile dhe Prokuroria spanjolle. Agjentët sekuestruan gjithashtu 29 mijë euro cash, katër telefona celularë, si dhe dokumente të shumta që lidhnin të arrestuarit me operacione të tjera policore. 

Media e vendit iberik informon se të arrestuarit janë të moshës 36 dhe 42 vjeç, rezidentë të përkohshëm në Valencia dhe Castellón, por emrat e tyre nuk u bënë të ditur.

Njëri prej tyre fshihte shtatë kilogramë kokainë në bagazhin e automjetit, kurse tjetri e shoqëronte.

Gjatë përgjimit në kuadër të hetimeve të kryera nga Grupi i Krimit të Organizuar i Brigadës Provinciale të Policisë Kombëtare të Valencias, mbi grupet shqiptare të dedikuara për trafikun e drogës me qendër në këtë qytet, u zbulua një takim mes 2 shqiptarëve dhe një personi të tretë, në afërsi të shtëpisë së njërit prej tyre.

Agjentët vunë re se si ndërsa njëri nga të dyshuarit kryente rolin e vëzhgimit, tjetri hyri në shtëpi dhe më vonë u largua me një çantë që e futi në automjet, duke marrë A7 në drejtim të veriut, informon media.

Përgjimi dhe ndjekja e shoferit të makinës vijoi më tej nga Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (Udyco) në Castellón, deri në kapjen në flagrancë. Në skemën e trafikut të të dyshuarve, u zbulua se ata përdornin automjete në emër të personave tretë.

Të arrestuarit janë izoluar në burg, ku presin edhe daljen në gjykatë për proces.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Mars, 00:12

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?



×

Lajmi i fundit

Temperaturë, të vjella e diarre urgjenca plot në Librazhd! Mjeku: Më të prekur fëmijët, mos merrni mjekim pa recetë

Temperaturë, të vjella e diarre urgjenca plot në Librazhd! Mjeku: Më të prekur fëmijët, mos merrni mjekim pa recetë