Report Tv ka zbardhur dëshminë e Skënder Hoxha, ndaj të cilit mbrëmjen e djeshme iu vendos tritol në banesë. Mësohet se ai ka thënë para uniformave blu se nuk ka probleme me askënd.

"Nuk kam asnjë problem me njeri. Kam parë punët e mia. Nuk e di cilët kanë qenë", mësohet të ketë thënë Hoxha.

Ndërkohë, mësohet se janë marrë pamjet e kamerave dhe po analizohen nga policia. Burime shprehen se sasia ka qenë e vogël dhe lënda plasëse do ketë qenë artizanale.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Shpërthim me tritol në oborrin e shtëpisë të kushëririt të Nuredin Dumanit, autor i dyshuar i disa vrasjeve: S'kam probleme me askënd, kam parë punët e mia