DURRËS - Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen nr.14 në Durrës.

Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka të lënduar e as dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30 në banesën e Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit.

Ky i fundit është një emër shumë i njohur për policinë pasi është autor i dyshuar i të paktën 7 vrasjeve.

Ai dyshohet se ka ekzekutuar dy vëllezërit Haxhia në Durrës (Viktor dhe Besimir),  të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në 2 mars të këtij viti, vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan, emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Të gjitha këto vrasje të kryera në harkun kohor prej 7 muajsh.

Nuk dihet ende nëse ngjarja e mbrëmjes së sotme ka të bëjë me lidhjen e Skënder Hoxhës me Nuredin Dumani teksa policia ende vijon hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Iu vu tritoli në shtëpi/ Zbardhet dëshmia e kushëririt të Nuredin Dumanit: Nuk kam asnjë problem me njeri! Kam parë punët e mia

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Skënder Hoxha, ndaj të cilit mbrëmjen e djeshme iu vendos tritol në banesë. Mësohet se ai ka thënë para uniformave blu se nuk ka probleme me askënd.

"Nuk kam asnjë problem me njeri. Kam parë punët e mia. Nuk e di cilët kanë qenë", mësohet të ketë thënë Hoxha.

Ndërkohë, mësohet se janë marrë pamjet e kamerave dhe po analizohen nga policia. Burime shprehen se sasia ka qenë e vogël dhe lënda plasëse do ketë qenë artizanale.

Ora 22:56
Shpërthimi me tritol në Durrës në oborrin e shtëpisë të kushëririt të Nuredin Dumanit, autor i dyshuar i disa vrasjeve

Shpërthimi me tritol në Durrës ndodhi në banesën e Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit.

Ky i fundit akuzohet për disa vrasje, atë të Bujar Çelës në Elbasan, vëllezërit Haxhia në Durrës, Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkoza.