Iva Tiço edhe një amvisë
e mirë, gatuan në “Rreze Dielli”

Iva Tiço edhe një amvisë <br />e mirë, gatuan në “Rreze Dielli”
Emisioni “Rreze Dielli” në televizionin A1 Report sjell gjithnjë surpriza dhe të ftuar special.

Këtë radhë në kuzhinën e zonjës Tefta ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Iva Tiço.

Ajo tregoi për teleshikuesit sesa amvisë e mirë di të jetë duke gatuar së bashku me zonjën Tefta, dy receta të thjeshta por mjaft të shijshme.



Gjithashtu nuk kanë munguar dhe çastet gazmore dhe të këndshme midis Tiços, prezantueses Anjeza Maja dhe zonjës Tefta.

Iva është shprehur se ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të qëndrojë vetëm në shtëpi duke gatuar për veten, dëshirë që tashmë është realizuar nga gazetarja.

Recetat e sjella sot për amvisat ishin Patëllxhan në furrë me djath mozzarella si dhe Shnicel me fileto pule.


(Pjata e përgatitur sot në rubrikën e kuzhinës në "Rreze Dielli")

Emisioni “Rreze Dielli” vjen çdo ditë në ekranin e televizionit A1 Report duke përcjellë rubrika të mbushura me surpriza dhe informacione që bëjnë çdo mëngjes më të veçantë.


Ja recetat që u servirën sot në rubrikën e kuzhinës gjatë emisionit “Rreze Dielli”:

Receta e parë:

Patëllxhan të furrës me djath mozzarella:

Patëllxhan 1kg

Djath mozzarella 300gr

Domate 300gr

Borzilok disa gjethe

Receta e dytë:

Shnicel me fileto pule
:

Fileto pule 600gr

Vezë 2 kokrra

Peksimadh 200gr

Vaj për skuqje

(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh