"Ivani i Tmerrshëm" në kërkim për
dhunën...por policia nuk e ndaloi

dhunën...por policia nuk e ndaloi">
BEOGRAD - Huligani serb Ivan Bogdanov kërkohet nga policia dhe rrezikon të dënohet deri në pesë vjet burg pas hyrjes në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. “Ivan i Tmerrshëm” mund të dënohet me gjashtë muaj deri në pesë vjet burg nëse gjykohet për hyrjen në fushë, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, tifozi i Crvena Zvezdës mund të ndalohet nga hyrja në stadiume të futbollit deri në pesë vjet për shkak të sjelljes së dhunshme.

Policia serbe është vënë në lëvizje dhe ka nisur kërkimin pas hyrjes së Bogdanovit në fushë pas shpërthimit të dhunës në duelin mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd të martën. Më 2010, Bogdanov shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes mes Italisë dhe Serbisë në Gevona, ku dogji flamurin shqiptar.

Autoritetet italiane e kishin dënuar me tri vjet burg dhe pesë vjet ndalim të hyrjes në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Në fund të majit të vitit 2011, ai u transferua në Serbi, dhe u lirua me kusht. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme