Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ka vizituar kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ku ka qëndruar përreth 30 minuta.
Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.
Kreu i qeverisë shpjegoi sot në parlament përkujdesjen e tij të posaçme për mbarëvajtjen e vizitës së Ivanka Tump në Shqipëri, duke deklaruar se arsyeja pse nuk shkoi sot në Davos për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit të vendit në Bordin e Paqes ishte pikërisht vizita e vajzës së presidentit amerikan.
“Duhet të bëja një zgjedhje ti përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën Dhe natyrisht, që vajzën e zgjodha me lejen e babait", u tha Rama.
Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump, statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro. Projekti synon transformimin e ish-bazës ushtarake në një resort elite me hotele dhe vila.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare për investimet që do bejne në Akërni dhe Zvërnec, zona ku është përqendruar vizita e fundit e Ivanka Trump, ndërsa bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po merr pjesë në Samitin e Davosit.
Komente













A thu po i mbet gja Shqiperise
PërgjigjuPastaj ne shtepi, me duket e la ballukun si dashnore po ze nivel me tlart. Hallall edi tpakten po ben nje pun me vlere
PërgjigjuPo Sali non gratën do ta takoi....
Përgjigju