PRISHTINË- Oliver Ivanoviç, aktualisht në paraburgim me dyshime për krime lufte në Kosovë, është kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut.
Atë e ka kandiduar Nisma e tij Qytetare, SDP. Kështu, katër kandidatë të partive politike shqiptare e serbe, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së veriut. Deri në mesnatë kur përfundoi afati ligjor, Partia Demokratike e Kosovës, kandidoi Florent Azemin, Lidhja Demokratike e Kosovës Musa Miftarin, Lista serbe, Goran Radiçin, ndërsa Nisma Qytetare SDP, Oliver Ivanoviçin, bëjnë të ditur mediat e Kosovës.
Nisma qytetare SD-së, vendosi në momentet e fundit të kandidojë kryetarin e saj Oliver Ivanoviç, i cili ndodhet në paraburgim nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime të kryera pas luftës në Kosovë.
Kjo nismë tha se kandidimi i tij “është dëshmi se Oliver Ivanoviç, është i pafajshëm dhe se mosvënia e kandidaturës do të nënkuptonte se ai ka frikë nga akuzat e pabaza dhe të turpshme.”
Oliver Ivanoviç, edhe në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.
Më heret sikurse Ivanoviçi, nga paraburgimi ishte kandiduar edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Zgjedhjet do të përsëriten meqë kryetari i zgjedhur vitin e kaluar, Kërstimir Pantiç, nga lista serbe, nuk pranoi të bëjë betimin sipas ligjeve të Kosovës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com