Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit mban presidencën e Bashkimit Evropian, bëri një paralajmërim në Parlamentin Europian në Strasburg.

Borissov foli për situatën në Kosovë ku u vra Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës.

“E patë se çfarë ndodhi dje, një plumb dhe situata ndryshon në mënyrë dramatike”.

“Ballkani është një ndërtim në gjendje të paqëndrueshme. Nëse ata dridhen, dridhet Europa”.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com