Ivanoviç, një muaj paraburgim në
Prishtinë, akuzohet për krime lufte

PRISHTINË- Gjykata në veri të Mitrovicës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, Oliver Ivanoviç.

Ky vendim për Ivanoviç, i cili dyshohet për vrasje të rëndë të kryer pas përfundimit të luftës, vjen pas kërkesë së gjykatësit ndërkombëtar që ai të mbetet në paraburgim.
KTV-ja ka raportuar se Ivanoviç mbrëmë vonë është transferuar në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Një ditë më parë, Ivanoviç ka shkuar vetë në stacionin e policisë në Veri.

Pas përfundimit të intervistës, misioni i EULEX-it ka njoftuar se intervista është zhvilluar pasi Oliver Ivanoviç është i dyshimtë në një hetim për krime lufte, së bashku me akuzat për vrasje të rëndë të kryer pas konfliktit.

Mbrëmë, te Gjykata në veri të Mitrovicës, disa qytetarë kanë protestuar kundër arrestimit. Aty kanë qenë edhe përfaqësues të partisë së tij,“Serbia, demokracia,drejtësia”. Përfaqësuesja e kësaj partie, Ksenija Bozoviq, ka thënë se ka arsye për të besuar se akti i EULEX-it ka motive politike, sepse e mërkura ishte afati i fundit për ta paraqitur kandidaturën për kryetar të Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'