Ivica Daçiç: Kosova njësoj si ISIS
të mos anëtarësohet në UNESCO

Ivica Daçiç: Kosova njësoj si ISIS<br />të mos anëtarësohet në UNESCO
"Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte njësoj sikurse të kërkohej që Shteti Islamik i ISIS-it, të anëtarësohej në këtë organizatë".

Ky është krahasimi që bën ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç i cili shprehet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Në një koferencë për shtyp Daçiç tha se një vend islamik nuk mund të jetë anëtar në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

 “Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës e të Graçanicës dhe kishën e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi në mes Kosovës dhe ISIS-it?”, -u shpreh Daçiç.

Ministri serb vijoi akuzat edhe ndaj Shqipërisë e cila sipas tij po lobon jashtë rregullave për antarësimin e Kosovës në UNESCO.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot