SHËNGJIN- Atëherë kur operatorët turistik u dukën sikur po merrnin frymë, pas mbylljes për disa muaj si pasojë e COVID-19, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit rikthehet në Shëngjin  si për t'u dhënë shtysën e fundit drejt humnerës. Në mes të sezonit turistik, IVMT ka vijuar këtë të mërkurë me shembjen e një lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri që kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor. Sipask, IVMT objekti është pa leje, por pronarja pretendon të kundërtën. Mes të tjera, ajo shprehet se nuk ka një vendim të shkruar nga ana e IVMT, por vetëm me fjalë, çka ia bën asaj të vështirë që t'i drejtohet gjykatës për të fituar të drejtën e saj.

"Kam që në 2005 dhe e kam me leje ndërtimi, ma kanë prishur njëherë, kam fituar gjyqin, e kam pas prapa një kat, ma kanë prishur prap kot, jam me masë sigurie në gjykatë. Nuk kanë një vendim shembjeje, vetëm me fjalë goje. Arsyeja dihet pse më shembet, biznesi i madh, ato biznesmenët e mëdhenjtë, ne të vegjlit nuk mund të hamë, nëse Bashkisë i kam një lekë borxh, kanë të drejtë ta shembin. S'ka asnjë vendim, vetëm në gjykata inshAllah më jep prap të drejtë gjykata. Kam 20-vjet në këtë vend, ndoshta dhe kokrrat e rërës i kam numëruar një e nga jo, jo më për t'i pastruar. Të ishte e paligjshme ikja vetë. Si ka mundësi që mi morën lekët, shteti vetëm për të marrë është? Ça ndihme më dha shteti mua, kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër", shprehet pronarja.

Ajo që vihet re ndryshe nga operacionet e tjera të IVMT-së, kësaj here policia kishte vendosur perimetër sigurie, si një formë konfirmimi për gabimin e kaluar, që solli edhe shoqërimin nga ana e uniformave blu të gazetarit të Report Tv, Elvis Hila nga ana e shefit të Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje. 

IKMT ka ndërrmarë aksione për shembjen e ndërtimeve pa leje në mes të sezonit turistik edhe në qytete të tjera si Shkodër, e Velipojë, e cila është shoqëruar me protesta nga pronarët, të cilët thotë se nuk janë njoftuar paraprakisht. Për këtë ka pasur edhe debat edhe mes kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në varësi të së cilit është IKMT, sipas së cilit shembjet nuk duhet të bëhen gjatë sezonit turistik dhe pronarët duhet të njoftohen më herët. I të njëjtit mendim si Ndreu ka qenë edhe deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri.