Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, duke iu referuar grupimit me natyrë misterioze, që evokon dhunë dhe huliganizëm, me emrin “Korpusi Rinor Azem Hajdari”, shprehet se Sali Berisha po krijon një grup paramilitar, për të shpëtuar nga drejtësia. Por, Haxhia mendon se sa do armata apo korpuse të krijojë, Berisha nuk i shpëton ndëshkimit.

Ky grupim paramilitar i përberë nga të rinj shumica të gënjyer për figurën e atij që ja mbajnë emrin të shkruar në shpinë në bluzat e zeza, një pjesë aventuriere që e mendojnë si një aventurë politikën siç e mendoja edhe unë dikur, janë fytyra e dëshpërimit dhe e depresionit të thellë e gjendjes së mjeruar, ku e ka katandisur PD marshalli me ushtarin e tij Shvejk, Bashën. Çfarëdo armate apo korpusi që të krijojë marshalli i pa ushtarë, dhe pa asnjë betejë të fituar, nuk do arrijë t’i shpëtojë ndëshkimit që po afron për të. Dhe po i shpëtoi ndëshkimit të drejtësisë që pritet të vendoset, ai nuk i shpëton ndëshkimit i Zotit dhe historisë, si njeriu që për karrigen e pushtetin e vet personal e familjar, shkatërroi dhe përçau një vend e popull të tërë”, thotë Haxhia.