Shkrirja e Krimeve të Rënda i mohon Izet Haxhisë të varrosë nënën, nuk i dha dot lamtumirën e fundit

Shkrirja e Krimeve të Rënda i mohon Izet Haxhisë të varrosë nënën, nuk i dha dot lamtumirën e fundit

TIRANË - Izet Haxhia ditën e djeshme ka mësuar në qeli lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij, Ruke Haxhiaj, në moshën 87-vjeçare. Por ai nuk ka mundur të shkojë në ceremoninë e lamtumirës së nënës së tij në fshatin Babinjë të Tropojës, pasi nuk ka mundur të marrë leje. Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri thotë se shkak për këtë është bërë një ngërç me institucionet e reja të ngritura, siç është së fundit SPAK, dhe ndarjes së kompetencave të gjykatave. Ai thotë se lejen e jep prokurori i çështjes, i cili ka qenë Besnik Muçi, kandidati për Kushtetuese i shkarkuar nga vettingu. Mbetur pa prokuror, avokati thotë se i është drejtuar SPAK, por drejtuesi i sapozgjedhur i këtij institucioni, Arben Kraja i ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk është kompetencë e SPAK për të dhënë lejen e të burgosurit, e po të njëjtën përgjigje dha edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

"Katrahura në institucionet e drejtësisë nuk lejoi Izet Haxhiaj të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij. Sot, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë nëna e Izet Haxhisë, ish badigardit kryesor të ish Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ceremonia mortore ishte caktuar në orën 15.00 të ditës së sotme, në fshatin Babinjë të Tropojës. 

Për hir të së vërtetës, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe strukturat e policisë së shtetit dhe ato të burgjeve, në një kohë rekord i morën të gjitha masat për të bërë shoqërimin e të paraburgosurit Izet Haxhiaj për në Tropojë, me qëllim që t'i hidhte një grusht dhe nënës së tij, njeriut më të dashur të jetës. 

Mirëpo të drejtën e lejes në këto raste e ka Prokurori. Prokuror i kësaj çështje ishte Besnik Muçi. Meqënëse atë e rrëzoi vettingu, kjo çështje ka mbetur pa prokuror. Avokati i Izet Haxhisë dhe Institucioni i IEVP "Mine Peza" në Tiranë, ju drejtuan  SPAK dhe Gjykatës Speciale të Krimeve të Rënda, pasi çështja e Izet Haxhisë u dërgua në këtë Gjykatë për kompetencë. Drejtuesi i SPAK ktheu përgjigjen negative, duke theksuar se nuk është organi kompetent për të dhënë lejen përkatëse, sikurse edhe Gjykata bëri të njëjtën gjë. 

Ky është një rast i paprecedent, anti human dhe kundër standardeve të arritura deri më sot, kur dy institucione të rëndësishme të drejtësisë i pasojnë njëra-tjetrës një akt formal, pasi përgjegjësinë vendimtare për shoqërimin pa probleme të të paraburgosurit në këto raste e kanë administrata dhe autoritetet policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat për hir të së vërtetës e përgatitën gjithçka në nivelin më të lartë", shkruan avokat Idajet Beqiri.  

Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi u dënua në mungesë me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdarit.

Skeda e vdekjes së nënës së Izet Haxhisë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 27/12/2019 05:59

    Ngushellime familjes hazhia

    Përgjigju
  • fredi: 21/12/2019 07:33

    KAFSHERI qe te mos lejosh djalin te jete prane nenes ti hedh nje dore dhe ,kur ai ka pranuar vete qe te vije ne shqiperi ,nga se kishin frike ? TURP per ato qe e kishin per detyre qe ti krijoshin mundesin cdo personi qe ne raste te tilla ti gjendet prane ne momentin e fundit , Ngushellime per humbjen e nenes.

    Përgjigju
    • Bukurie: 21/12/2019 16:31

      Mundesia ishte me nje urdher te te mbrendshem ekzekutues mbrenda dites mund te shkonte to vinte doren ne balle nenes,por ska patur vullnet,Deshire,dhe humanizem njerzore.jemi shperbere si komb.

  • GENCI MANE: 20/12/2019 19:43

    Ngushellime

    Përgjigju
  • Pyka: 20/12/2019 19:24

    Ngushëllimet,familjes Haxhiaj!

    Përgjigju
  • Ngushellime: 20/12/2019 18:58

    Fatekeqes,, te mos maresh pjese ne diten e Varimit .

    Përgjigju
  • Shqiptari: 20/12/2019 18:05

    Nena t'ju kete lene uraten, ngushellime te sinqerta.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/12/2019 17:34

    Ngushëllime Izet Haxhis për vdekjen e mamas...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja