Mediat serbe i kanë dhënë ngjyrime nacionaliste edhe fitores së medaljes së artë në Beograd të atletit shqiptar, Izmir Smajlaj. 

E përditshmja vendëse “Kurir” e ka cilësuar si skandal momentin kur kampioni i ri i Europës në “Mbretëreshën e sporteve”, Izmir Smajlaj, festoi me shqiponjën me duar pas triumfit në arenën e Beogradit.

Në komentin e saj, “Kurir” shprehet se ndonëse publiku e duartrokiti, atleti shqiptar u përgjigj me “Shqiponjën”.

Një tjetër skandal ndodhi sot në kampionatin europian në Beograd me përfaqësuesin shqiptar në kërcimin së gjati Izmir Smajilaj. Ndonëse u përshëndet me duartrokitjet e publikut të Beogradit, ai u përgjigj me duart që simbolizojnë ‘shqiponjë dykrenore’ në flamurin e Shqipërisë. Ky veprim i Izmir Smajilaj provokoi audiencën. Përgjatë konkurrimit, ai ka marrë mbështetje nga publiku”, ishte komenti i të përditshmes serbe “Kurir”.

Smajlaj fitoi medaljen e artë në kërcimin së gjati pas rezultatit rekord kombëtar 8.08 metra dhe tashmë fokusi i tij do të jetë Kampionati Botëror që zhvillohet në Londër në gusht.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com