Izolimi i njerëzve, sociologu dhe mjekja neurologe: Karantina do të ndryshojë sjelljet njerëzore

Sociologë dhe mjekë neurologë, bien dakord se kjo periudhë në karantinë do të ndryshojë sjelljet njerëzore. Në një lidhje skype për emisionin ’Repolitix’, mjekja neurologe dhe shkrimtarja Brunilda Zllami thotë se një kohë në të cilën vetja jonë u ridimensionua. Ndërsa si shkrimtare libri që ajo propozon për t'u lexuar është ’’Dashuri në kohërat e kolerës’’.

"Mjekët nuk janë asnjëherë në izolim. I fundit njeri që do largohet nga bota është një mjek. Edhe sikur bota të shkatërrohet i fundit do të jetë një spital. Është një kohë në të cilën vetja jonë u ridimensionua. U gjendëm në një situatë që u vu në pikëpyetje çdo gjë. Ekzistenca jonë. Ne zbuluam frikën tonë, por edhe forcën tonë. Ne përjetuam një gjë të fortë në karakterin emocional. Probleme më të rëndësishme janë ato që lidhen me gjendjen e ankthit, pagjumësinë dhe dhembje koke, që shkaktoi kjo situatë. Shpesh kanë ardhur edhe në gjendje të rëndë për shkak të shterjes nga mbyllja. Kanë pasur frikë për të ardhur në spitale. Pasi u mbyllën menjëherë. Tashmë funksionojnë të gjitha trajtimet e urgjencës, konsultat që do të thotë se jemi kthyer dalëngadalë. Njerëzit tashmë duhet ta kenë kuptuar se vlerësimi i fasadave duhet të mbarojë. E rëndësishme është të kemi kuptuar sa i rëndësishëm është shëndeti’’, u shpreh mjekja Zllami.

Ndërkohë që për sociologët kjo është një periudhë e mirë studimi për të bërë diagnoza për domethënien e asaj që po ndodh. Gëzim Tushi sociologu i njohur në një lidhje skype për ’Repolitix’ se sjelljet njerëzore nuk do të jenë më si më parë dhe se vlerësimi i çmimit të jetës është i jashtëzakonshëm. Ndërsa do të triumfojë theksimi i individualizmit.

"Kjo është një minierë ari për ne sociologët për të bërë diagnoza për domethënien e asaj që po ndodh. Do të ndikojë shumë. E ardhmja do të jetë krejt ndryshe. Gramatika e sjelljes njerëzorë është ajo që do të ndryshojë shumë. Ndërvarësitë mes njëri- tjetrit. Raportet e njeriut me veten. Një thellim i individualizmit. Shenjtërim i trupit. Po ngremë diga individuale dhe sociale. Vlerësimi i çmimit të jetës është i jashtëzakonshëm’’, tha sociologu Tushi

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave