Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë

TIRANË - Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e TikTok pas një konsultimi me prindërit nëpër shkollat e vendit. Ky debat u hap pas ngjarjes tragjike të 18 nëntorit në Tiranë ku pranë shkollës Fan Noli u vra me thikë 14-vjeçari Martin Cani.

Më shumë u diskutua pasditen e sotme në ‘Studio Live’ me anëtaren e Këshillit Bashkiak Tiranë, Joleza Koka dhe me sociologun Gëzim Tushin.

Koka thotë për Arbër Hitajn se nuk është dakord me mbylljen e TikTok. Sipas saj duhen gjetur mënyra si mund të edukohen të rinjtë apo fëmijët që të shmangen përmbajtjet që transmetojnë dhunë.

'Tik Tok ndër platformat për komunikim me të afërmit dhe ato që nuk i njohin. Jam hasur për herë të parë në 2019. Kanë qenë fëmijët e kushërirës sime që më thanë futu te kjo platforma. Dhe e përdora për të rritur shikueshmërinë e videove të tyre. Mënyra e përdorimit ka qenë për të shprehur kreativitetin. Për të vizatuar, për kërcime të ndryshme, për aktrim. Duke u zgjeruar kishte dhe grupime të ndryshme. Pasja e këtyre platformave është fakt. Do vijë dhe do shtohet. Do ketë dhe më shumë platforma. Unë nuk jam por mbylljes. Nuk është plotësisht pa filtra. Diferenca është mënyra si përhapet lajmi. Facebook është nisur me detyrimin për të vendosur emrin dhe mbiemrin real .dhe ata që kishe friends i njihje në jetën reale. Hapi i dytë ishte Instagram. I drejtuar drejt imazhit.'

Më tej ajo shton se zgjidhje për TikTok mund të ishte dhe limitimi i moshës në përdorimin e kësaj platforme.

'Nëse dikush do pikturat, i nxjerr vetëm pikturat. Në rast se je i apasionuar pas kuzhinës të nxjerr gjëra kuzhine. Të nxjerr gjëra të ngjashme. Nuk do ishte zgjidhje mbyllja. Për tekstet e dhunshme, ka mënyra si të rregullohet. Duke edukuar ata që përdorin këto platforma. Ka ardhur momenti të themi si është mënyra e komunikimit në publik. Është pjesa e bullizmit. Janë shtete që krijojnë video edukative në këto platforma. Mënyra si bëhen jo viral këto video është not interested. Gjuha shqipe të ishte në pjesën teknike të përdorimit të programit. Filtrat ekzistojnë. Limitimi i moshës mund të ishte një argument. Platforma të mundëson të ndërhysh tek profili i fëmijës. Ka akses prindi. Censura nuk besoj se do ishte zgjidhje.'

Gëzim Tushi thekson se debati për mbylljen e TikTok është një debat i vështirë. Sipas tij nuk është teknologjia shkaktare e sjelljeve devijonte por mënyra si ajo përdoret.

'Nuk është kaq e thjeshtë. Nuk jam dakord për mbylljen. Jetojmë në një shoqëri që tenton të jetë e hapur. Algoritmet janë pjesë e asaj shoqërie me platformë komunikimi të zgjeruar. Kemi problemet tona. Kemi audienca difuze. Shoqëri shqiptare duhet të shmang tekno fobinë. Sikur shkaktari i kësaj situate, shqetësimet me adoleshentët, janë të lidhura me rrjetet sociale. Filozofikisht nuk është teknologjia shkaktare. Është sjellja njerëzore që i përdor këto teknologji për qëllime të mbrapshta.

I kemi kthyer sytë nga teknologjia duke e blasfemuar, ndërkohë që duhet të kthejmë sytë nga shoqëria, fëmijët tanë. Nuk them se vendimi i qeverisë për bllokim të TikTok është krejt irracional. Është një veprim mekanicist. Për shkak se nuk përballohet dot me mënyrat kulturore. Praktikisht e vërtetë që një pjesë e kriminalitetit kibernetik janë krijuar me këto rrjetet sociale. Por jam kundër sikur problemet sociale, neurotizmi, grindjet divorcet janë të lidhura me teknologjinë. Janë të lidhura më mënyrën e trajtimit të tyre. Duhet të vëmë në lëvizje mjetet parandaluese.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi