Jeta e Parashqevi Simakut është jeta e një vajze apo djali që ndodh që nuk i përballojnë dot sfidat e emigracionit.
Në një intervistë për Report Tv sociologu Gëzim Tushe tregohet kritik dhe për mënyrën si u trajtua kjo histori në media dhe mungesën e empatisë që mund ti shkaktojë një tjetër goditje të rëndë këngëtares së njohur në Shqipëri, por që sot jetonte si e pastrehë në stacionin e trenit në Nju Jork
"Jam i mërzitur që kjo ngjarje është kthyer në shoqërinë shqiptare në një kaos për një betejë krejt të panevojshme. Parashqevia është një ikonë e muzikë së lehtë. Ata kanë ngatërruar jetën private me atë publike", tha Gëzim Tushi.
Më tej Tushi nënvizoi se jo të gjithë përballojnë sfidat e emigracionit.
"Jo të gjithë djemtë apo vajzat i përballojnë sfidat e emigracionit apo martesat me të huajit në vende të huaja. Pas ngjarjeve që u kanë ndodhur ose i hyjnë rrugëve kriminale ose prostitucionit vetëm për të mos ardhur në atdheun e tyre. Shoqëria jonë i ka qejf të merret me jetën personale të tjetrit sidomos kur ai person është një personazh publik, ata i turren menjëherë. Nëse kjo gjë do t’i kishte ndodhur një njeriu jo të famshëm nuk do të kishte marrë këtë vëmendje”, theksoi Tushi.
"Nëse ajo (Parashqevia) do ta dinte se si po komentohej në opinionin publik shqiptar, ajo do të terrorizohej dyfish më më shumë", përfundoi ai.
Fëmijët që kryejnë krime që në moshë të vogël sa po vijnë edhe po shtohen. Në lidhje me këtë çështje sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për Report Tv shprehet se situata në Shqipëri ka agravuar.
“Jemi në një situatë tepër të agravuar. Tani krimi po shfaqet nga më i vogli te më i moshuari, pa dallim e ndeshim kudo në vend. E ndeshim te njerëzit që nuk kanë një formim të tyren, e ndeshim te njerëzit intelektual dhe institucione, gjë që është një shqetësim i madh" tha Gëzim Tushi.
Tushi tha se jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet perëndimore krimi rinor është i përhapur tej mase.
“Fakti që po rritet numri i fëmijëve që kryejnë krime që në moshë shumë të vogël kemi një mungesë ndërgjegjësimi të prindërve. Fëmijët dhe adoleshentët janë hallka më e dobët e zinxhirit. Kemi një zbehje të prindërve përballë nevojave që kanë adoleshentët. Këta adoleshentë nuk janë siç kemi qenë ne. Me ata duhet komunikuar jo me dhunë, ne duhet të ndryshojmë parimet e prindërimit.
Nëse nuk ndryshojmë dot adoleshentët të ndryshojmë veten, pasi ata kërkojnë një sistem komunikimi krejt tjetër. Gjeni mënyra të reja për t’u përshtatur me adoleshentët. Nëse do të përdorim metodat e vjetra të imponomit, të dhunës, apo idesë që fëmijët mund të edukohen nga medias dhe rrjetet sociale ky është një abort i familjes shqiptare" theksoi Tushi.
Po ashtu Tushi nënvizoi se edhe shkolla ashtu edhe familja është shumë e rëndësishme në formimin e fëmijëve.
"Shkolla ka përgjegjësi të madhe për edukimin edhe mësuesit duhet të ndryshojnë metodat pasi e kanë dobësuar komunikimin me nxënënsit. Edhe mësuesit të cilët janë me metoda të vjetra, ca për shkak të moshës apo mungesës së njohurive e kanë dobësuar sistemin e komunikimit të nxënësit dhe kjo bën që fëmijët të jenë në konflikt të vazhdueshëm me mësuesit apo të mos e duan disiplinën. Ne po i lëmë adoleshentët në rrugë. Rruga e lirë nuk të çon gjëkundi”, përfundoi Tushi.