TEL AVIV, 10 mars /ATSH-DPA/ - Një sondazh tregoi sot se laburistët e Isaac Herzogut kryesojnë ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, një javë para zgjedhjeve parlamentare.
Laburistët do të fitonin 24 vende në parlamentin (Knesset) me 120 deputetë nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kundrejt 21 vendeve të partisë Likud të Netanyahut, sipas sondazhit të publikuar nga televizioni "Knesset Channel".
Megjithatë, sipas analistëve, Netanyahu mbetet favorit pasi ka shanse më të mira për të formuar qeveri koalicioni.
Në këtë sondazh morën pjesë më shumë se 1 000 qytetarë, me një gabim të lejuar prej tre për qind./ a.jor.