Izrael/ Mediat: Hamasi pengon armëpushimin, nuk liron pengjet

Hamasi duket se po bëhet pengesë drejt arritjes së një armëpushimi. Ai ka hedhur poshtë një pjesë të listës së pengjeve që Izraeli kërkon të lirojë gjatë fazës së parë të çdo marrëveshjeje për armëpushim. Kjo është raportuar nga transmetuesi publik Kan, dhe gazeta Times of Israel që citojnë një burim anonim palestinez. Grupi terrorist palestinez është i gatshëm të lirojë 22 nga 34 pengjet në listë, por refuzon të pranojë lirimin e 12 të tjerëve.

 Në vend të kësaj, sipas të njëjtave burime, grupi terrorist i Gazës ka ofruar lirimin e 22 pengjeve të gjalla dhe 12 trupave gjatë fazës së parë të një marrëveshjeje të mundshme. Izraeli e ka hedhur poshtë idenë dhe e ka bërë të qartë se do të pranojë pengje të gjalla vetëm gjatë fazës fillestare të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin.

Rreth dy javë më parë, mediat perëndimore, folën për një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që do të firmosej në Egjipti I ndërmjetësuar nga Katari, e cila do të niste për Krishtlindje, gjë që nuk u realizua.

Lirimi i pengjeve është kërkesa kryesore e Izraelit për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, I cili aktualisht mban 100 pengje izraelite. Lideri izraelit Netanyahu, thotë se lirimi I pengjeve dhe shkatërrimi I Hamasit janë dy motivet kryesore se përse lufta në Gaza vijon dhe që tragjikisht ka shënuar deri më tani mbi 45 mijë të vrarë nga të cilët thuajse 12 mijë fëmijë.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO

Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO