Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
Bombardimet izraelite në Gaza
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se një sulm ajror goditi më 29 dhjetor një spital, duke vrarë të paktën shtatë persona, ndërkaq Izraeli tha se ka shënjestruar militantët në ndërtesën që më nuk është funksionale.
Sipas agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, sulmi ajror goditi katet e sipërme të spitalit Al-Wafa në Qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se ka kryer një “sulm preciz”, që ka shënjestruar anëtarët e një ekipi të mbrojtjes ajrore të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të cilët tha se po operonin “nga një qendër komanduese që gjenden në ndërtesën që më parë ishte spitali Al-Wafaa”.
“Kjo ndërtesë aktualisht nuk funksionon si spital”, tha ushtria izraelite.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se spitali ende funksionin.
“Spitali Al-Wafaa operon pjesërisht, ofron kujdes për pacientët që kanë të meta fizike”, tha ministria.
Sulmi në spitalin Al-Wafaa u krye një ditë pasi Izraeli përfundoi një operacion brenda spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës, sulm që Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se detyrojë pacientët dhe stafin të largoheshin nga ndërtesa.
Ushtria izraelite po ashtu ka arrestuar drejtorin e këtij spitali, Hossam Abu Safiyeh, duke thënë se ai dyshohet se është anëtar i Hamasit.
Që nga 6 tetori i këtij viti, Izraeli ka përqendruar operacionet e tij ushtarake në veri të Gazës, duke thënë se po synon që të parandalojë Hamasin që të rigrupohet. Megjithatë, ushtria izraelite po ashtu kryen sulme ajrore dhe granatime edhe në pjesë të tjera të enklavës palestineze. /REL/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.2%
-
Shëndet
70.7%
-
Mirëqënia
19.1%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Izrael/ Mediat: Hamasi pengon armëpushimin, nuk liron pengjet
31 Dhjetor 2024, 14:50
-
Ilir Yzeiri: Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen
30 Dhjetor 2024, 19:05
-
Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë
30 Dhjetor 2024, 15:33
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
30 Dhjetor 2024, 08:25
-
Rusia i mbyll gazin Moldavisë, ‘sherri’ për borxhin 709 milionë dollarë, BE: Shantazh i Moskës
30 Dhjetor 2024, 08:02
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
29 Dhjetor 2024, 11:58
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit
29 Dhjetor 2024, 10:20
-
Ushtria izraelite bastis spitalin në Gaza, 240 të arrestuar, mes tyre terroristë që sulmuan shtetin hebre më 7 tetor 2023
28 Dhjetor 2024, 22:38
-
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës
28 Dhjetor 2024, 22:00