JERUSALEM, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ - Bashkia izraelite e Jerusalemit miratoi sot ndërtimin e 380 banesave në dy lagje të kolonive në Jerusalemin Lindor të aneksuar nga shteti hebre, sipas një këshilltari bashkiak.
"Leja e ndërtimit u dha nga një komision i bashkisë për 307 banesa në Ramot dhe 73 në Har Homa", theksoi Pepe Alalo, i partisë opozitare të majtë, "Meretz".
Kjo deklaratë jep një tjetër goditje për procesin e paqes, që tashmë është në një pikë të vdekur, pasi kolonizimi është një nga pikat kryesore në negociatat izraelito-palestineze. Palestinezët duan të bëjnë pjesën lindore të Jerusalemit kryeqytetin e shtetit për të cilin ata aspirojnë.
Komisioni i Financave i Parlamentit izraelit votoi të dielën nxjerrjen e një fondi prej 3,3 milionë dollarë për ndërtimin e një qende turistike në një nga kolonitë, në veri të Cisjordanisë./
/G.S/ a.jor.










