Izrael/ Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë 'anarkinë'

Izrael/ Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë 'anarkinë'

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se dhuna dhe anarkia nuk do të tolerohen në shtetin që udhëheq ai. Netanyahu i ka bërë këto deklarata teksa vazhdojnë protestat masive – të cilat kanë hyrë në javën e 11-të - kundër reformave kontroverse të Qeverisë së tij.

“Ne nuk do ta pranojmë anarkinë”, ka thënë Netanyahu në një takim para kabinetit qeveritar.

“Ata janë duke bërë thirrje për bllokim të autostradave, për refuzim, për gjak nëpër rrugë, dhe për sulme kundër figurave publike. Nuk do ta pranojmë këtë. Ne nuk do të pranojmë dhunë nga asnjëra anë”.

Të shtunën, mediat lokale kanë vlerësuar se të paktën 250.000 njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar planet e Qeverisë së krahut të djathtë. Këto konsiderohen si disa prej protestave më të mëdha në historinë e Izraelit.

Sipas kritikëve, planet e Netanyahut nuk janë demokratike. Aty përfshihet vendimi që t’i mundësohet parlamentit përmbysja e vendimeve të Gjykatës Supreme me një shumicë të thjeshtë. Përveç kësaj, politikanët pritet të kenë më shumë ndikim në emërim të gjyqtarëve. Kritikët frikësohen se reformat do t’i mundësojnë Netanyahut që t’i ikë dënimit në gjyqin për korrupsion.

Netanyahu e ka hedhur poshtë një propozim të presidentit, Isaac Herzog për një kompromis. Ai ka thënë se propozimi nuk ka qenë i balancuar, dhe se vetëm do ta çimentonte situatën aktuale.

Opozita, në anën tjetër, e ka përkrahur propozimin. Së fundi ka zëra opozitarë edhe prej brenda Qeverisë. Ligjvënësi David Bitan, nga partia Likud e Netanyahut, ka bërë thirrje për pezullim të reformës, duke theksuar se kryeministri e zotëron një fuqi të tillë./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë