Izrael-Shqipëri, Çikalleshi: Dua gol
Sadiku: Na mungon agresiviteti

Izrael-Shqipëri, Çikalleshi: Dua gol<br />Sadiku: Na mungon agresiviteti
Kombëtarja i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në Stamboll në prag të ndeshjes me Izraelin të dielën në orën 19:00.

Sulmuesit Çikalleshi dhe Sadiku e pranojnë se skuadra ka qënë euforike dhe i ka munguar agresiviteti.

Duhet të pranojmë se duhet të bëjmë më mirë në fushën e lojës. Jemi një kombëtare e vogël në krahasim me ekipet e tjera europiane dhe kemi marrë rezultate pasi kemi luajtur si një grup i vetëm. Izraeli është mundësia jonë më e mirë për të reaguar. Të gjithë duhet të japim më shumë se 100% të mundësive tona. Shpresojmë në një rezultat pozitiv”, tha Sokol Cikalleshi. 

“Ndoshta po e paguajmë euforinë e Kombëtares. Folëm edhe pas humbjes me Luksemburgut për këtë. Duhet të japim më shumë për të kthyer situatën në favorin tonë. Ndeshja me Izraelin është si një finale, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët, siç na i vodhi Izraeli”, tha Armando Sadiku, futbollist i Kombëtares.

Megjithatë, futbollistët e kombëtares premtojnë se kthesa e kuqezinjve do të vijë në ndeshjen e së dielës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet